KUSH JEMI NE?

AHS është një kompani distributore e pajisjeve dhe zgjidhjeve të specializuara në tregun e Veglave te Punes, Ndertimit dhe Kopshtarise në Shqipëri dhe Kosove. Me një eksperiencë të gjatë ne treg, një rrjet të gjerë partnerësh dhe me markat më prestigjioze globale, si Bosch, Makita, DeWalt, Yato, etj., ne jemi kthyer në një burim të besueshëm për cilësi dhe shërbime.

Diferencimi ynë në treg vjen nga gama e gjërë e produkteve dhe zgjidhjeve inovative që ofrojmë. Ne vlerësojmë nevojat e klientëve tanë dhe kemi punuar për të siguruar një sortiment të gjerë që përfshin teknologjinë më të fundit dhe zgjidhje të avancuara, për të plotësuar çdo kërkesë.

Me një hapësirë magazinimi mbi 10.000 m2 dhe një rrjet të strukturuar shpërndarje në të gjithë territorin, AHS është gjithmonë pranë klientëve tanë. Kjo na mundëson të përgjigjemi shpejt dhe efektivisht në kërkesat dhe nevojat e tyre.


Në AHS, vlerat tona theksojnë integritetin, pasionin për fitore dhe dëshirën për rritjen e standardeve të shërbimeve. Për ne, klienti është në qendër të çdo hapi të veprimtarisë sonë. Përmes një angazhimi të vazhdueshëm për inovacion dhe kujdesit të vazhdueshëm ndaj klientit, AHS vazhdon të jetë një udhëheqës në industrinë e veglave te punes dhe zgjidhjeve inovatore në Shqipëri.

Faleminderit për besimin tuaj në AHS – Albanian Hardware Services.

Te dhenat e kompanise

 
  • 10000 m2 siperfaqe magazinimi
  • 6,000 artikuj në magazinë
  • 20,000 porosi në vit
  • 40 bashkëpunëtorë

Ku jemi?

Rruga 4 Dëshmorët
Tiranë 1000
Albania